Pezullohen linjat ajrore me Britaninë e Madhe

23 dhjetor 2020 | 10:01

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, raporton “Epoka e re”.

“Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre. Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Vendimi është në fuqi që nga sot”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të…