Pezullohen linjat e udhëtimit në Aeroportin e Prishtinës

16 mars 2020 | 08:07

Pas shënimit të orës 00:00 të datës 16 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës i cili është marrë të premten në mbrëmje për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti i Prishtinës. Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë, që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova. Kjo u bë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin Codiv 19. “Nga data 16 mars 2020, ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave mjekësore. Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo ishte një nga masat që janë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kujtojmë se është marrë vendim edhe për mbylljen e kufijve tokësorë për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, por kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë dhe se të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’u nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pacient i infektuar me koronavirus ka folur për media…