Pezullohet edhe kampionati rus

17 mars 2020 | 13:16

Turqia dhe Rusia ishin dy vendet e mëdha që nuk po e ndalnin kampionatin shkaku i koronavirusit.

Por, mëngjesi i sotëm, ka ndryshuar vendimin tek Rusia, aty ku luan edhe Bernard Berisha me Terek Groznyn.

Kampionati është pezulluar sot, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata e Futbollit të Rusisë ka marrë vendim që së paku deri më 10 prill të ndalohen garat. Në Rusi, kampionati ka arritur në javën e 22-të, me Zenitin kryesues. Berisha, sikurse gjithë lojtarët tjerë, pritet të mbyllet në karantinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…