Pezullohet futbolli edhe në Australi

24 mars 2020 | 11:12

A-League e Australisë është pezulluar në afat të pacaktuar të martën, pasi administratorët kanë thënë se kufizimet në udhëtime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit e kanë bërë të pamundur vazhdimin e garave.

Federata e Futbollit të Australisë (FFA) ka thënë se bordi dhe klubet kanë vendosur në mënyrë unanime të pezullojnë stinorin, ku shumica e shteteve australiane i kanë ndaluar fluturimet për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Vendimi i marrë është rezultat i rritjeve të kërkesave shtetërore e nacionale, në veçanti kontrollet kufitare që shtetet kanë vendosur dhe po ashtu edhe Zelanda e Re”, ka thënë kreu i FFA-s, James Johnson, njofton agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Në A-Leaguen e Auastralisë luan Besart Berisha për Western United FC dhe Migjen Basha për Melbourne Victory.

Basha të dielën ka treguar se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë në karantinë, pasi që kishin udhëtuar në Zelandë të Re për t’u përballur me skuadrën Wellington Phoenix FC, skuadër nga Zelanda e Re që luan në elitën australiane.

Kampionati australian ishte një nga kampionatet e pakëta nëpër botë që ende po luhej. Ende aktiv ka mbetur kampionati i Bjellorusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndonëse…