Pezullohet gjyqtarja në Kolumbi, u shfaq gjysmë e zhveshur dhe me cigare në seancën gjyqësore
25 nëntor 2022
| 08:16
Një gjyqtare në Kolumbi është pezulluar për 3 muaj nga puna pasi u shfaq gjysmë e zhveshur dhe duke tymosur një cigare gjatë një seance gjyqësore online në Zoom.
Vivian Polania fiku kamerën e laptopit pasi u paralajmërua nga një prej të pranishmëve se po shfaqej me të brendshme, por videoja vetëm 33 sekonda u bë menjëherë virale. Ankesa u bë nga një avokat që çoi më pas në pezullimin e 34-vjeçares.
Kjo nuk është hera e parë që kjo gjyqtare bëhet pjesë e lajmeve të tilla në media. Dy vjet më parë, ajo reagoi ashpër ndaj kritikave ndaj saj pasi shfaqej me bikini në rrjetet sociale, ku ekspozonte muskujt dhe tatuazhet./A2CNN
Pamjet mund t’i shihni këtu.