Pezullohet greva e kirurgëve dhe mjekëve
05 shkurt 2018
| 17:04
Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK, kanë pezulluar të hënën grevën e nisur ditë më parë.
Ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me ministrinë e Shëndetësisë, Uran Ismaili, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Rrustem Musa, dhe ushtruesin e detyrës së SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
“Në këtë takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të Pagave, pas rishikimit të buxhetit”, është bërë me dije në njoftimin e SHSKUK-së.