Pezullohet greva e mjekëve

03 janar 2019 | 15:22

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të enjten ka vendosur që greva e mjekëve të pezullohet dhe t’i hapet rrugë dialogut social me Qeverinë sipas afateve të premtuara deri në miratim të Ligjit mbi Pagat.

“Këshilli Drejtues vendos që Kryesia e Federatës ta monitorojë procesin e grupit negociator dhe, sipas rrjedhës, ta informojë Këshillin Drejtues të Federatës i cili do t’i ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm sindikalë. Për çdo manifestim (grevë, protestë) të organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSShK-së nuk mbajmë përgjegjësi. FSShK-ja distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës, sepse jemi të vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do ta ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantelbardhëve”, është thënë në njoftimin e FSShK-së.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një diplomat i Koresë së Veriut, i cili deri së…