Pezullohet lëvizja në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit
06 prill 2020
| 12:25
Në përputhje me vendimin për karantinën nga shtabi i krizave në Mitrovicën e Veriut dhe Zvecan, është pezulluar lëvizja midis këtyre dy komunave që nga mëngjesi i sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar drerjtori i policisë në veri, Nenad Gjuriq për “KoSSev”. Është bërë me dije se ky vendim i shtabit të krizave është marrë për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në këto dy komuna veriore.
Ato kanë hyrë në karantinë në orën 18:00 të së premtes pas rasteve të reja të infektimit të qytetarëve me Covid-19.