Pezullohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Sarandës

16 janar 2025 | 11:48

SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.

Prokurori Llaho po hetohet për korrupsion, shkruan A2, dhe gjykata vendosi pezullimin e tij pas kërkesës së SPAK-ut.

Më 10 janar, ILD ka kërkuar në KLP masë disiplinore për Llahon. Sipas ILD, Llaho kishte bërë shkelje të rëndë disiplinore dhe kërkuan të caktohet masa e uljes së pagës në masën 40% për një periudhë njëvjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Evertonit, David Moyes ka konfirmuar lëndimin e rëndë…