Pezullohet nga puna drejtori, kardiokirurgët sabotojnë punën

02 nëntor 2020 | 14:22

Të premtën është pezulluar nga puna drejtori i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi.

Vendimi për pezullimin e Bekteshit është marrë nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga Dr. Florim Zejnullahu, Dr. Nazmi Kolgeci, Zana Morina, Havushe Rexhepi dhe Jehona Vasolli.

Në arsyetim thuhet se drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Bekteshit duke u bazuar në shkeljet e gjetura në raportin e auditimit të datës 27 tetor.

Komisioni Disiplinor ka vendosur që ndaj Bekteshit të shqiptohet masa për pezullimin e punës deri në një vendim tjetër.

Por, ky vendim duket se ka sjellur pakënaqësi tek një pjesë e stafit në Kardiokirugji.

Ata i kanë nisur një ankesë ministri Zemaj dhe drejtorit Krasniqi duke kërkuar rikthimin e Bekteshit në punë.

Madje, në ankesë thuhet se ky repart nuk do të vazhdojë me punën normale, por që do të intervenohet vetëm në raste emergjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi,…