Pezullohet nga puna një zyrtar i ShKK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
08 mars 2023
| 13:34
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarin, Sh.G.
ShKK-ja njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i ShKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar ShKK-ja.