Pezullohet nga puna policja: Kishte hapur një faqe “OnlyFans”, aty postonte foto erotike
Një oficere e Policisë Metropolitane, e cila u pezullua pasi krijoi një llogari të OnlyFans dhe e quajti veten “Oficer Naughty”, tani është larguar nga Scotland Yard dhe po përballet me një seancë disiplinore.
Sam Helena, e cila ka postuar një sërë fotografish erotike dhe me veshje seksi në llogarinë e saj në Instagram, është vetëquajtur si “Good Girl Gone Bad”.
Faqja në Instagram lidhet gjithashtu me llogarinë e saj OnlyFans, e cila aktualisht ka 97 postime shoqëruar me përshkrimin ‘INKED British Cop EDITION’.
Polices iu dhanë këshilla në lidhje me sigurinë e saj në internet, pasi shkaktoi zemërimin e kolegëve të saj kur postoi një video në të cilën ajo pozonte me gjuhë jashtë ndërsa ishte me uniformë në tetor 2020.
Pavarësisht këshillave, ajo postoi rregullisht foto erotike me të brendshme dhe veshje të tjera seksi derisa u pikas nga eprorët e saj të cilët zbuluan llogarinë e saj OnlyFans, e cila i lejon përdoruesit të paguajnë para për t’u abonuar dhe për të parë postimet e saj.
Ajo u pezullua nga detyrat e saj javën e kaluar pasi dyshohet se ka shkelur disiplinën në detyrë e ka shpërdoruar detyrën.