
Pezullohet prishja e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti
01 dhjetor 2019
| 20:33
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pezullon punën për prishjen e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
IKMT bën të ditur se ka ndërprerë punimet për shembjen e Hotel Lubjanës, transmeton OraNews.
Sipas IKMT, puna për prishjen e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti do të rinisë nesër në orën 08:00