Pezullohet procesi i dhënies në shfrytëzim të kiosqeve në kryeqytet
05 korrik 2019
| 12:37
Me 43 vota për, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur për pezullimin e procesit të dhënies në shfrytëzim të kiosqeve deri në harmonizimin e kritereve përballuese për konkurrentët.
Kjo është arritur pas një debati që është zhvillua në mes të asamblistëve, të cilët e kanë quajtur joligjor vendimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për vënien e kriterit për qarkullim në vlerë prej 5 milionë euro për aplikuesin.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe pronarët e kiosqeve të cilët paraditen e së premtes kanë protestuar kundër vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e ankandit publik për kiosqet, i cili sipas tyre është diskriminues dhe përmban kritere të papërballueshme për ta.