Pezullohet prodhimi i “Boeing 737 Max 8”
Rrëzimi i avionit në Indonezi në vitin 2018, ku humbën jetën 189 persona, të cilët ndodheshin në avionin “Boeing 737 Max 8”, si dhe këtë vit në Etiopi ku humbën jetën 157 njerëz, ka bërë që vetë kompania amerikane të marrë masa.
“Boeing” ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtyre avionëve. Avionë të tillë dolën nga përdorimi 9 muaj më parë për shkak të aksidenteve vdekjeprurëse.
Gjigantët amerikanë shpresonin që t’i vinin sërish në përdorim të tillë avionë në fund të këtij muaji, por sipas autoriteteve, të tillë avionë nuk të certifikohen për fluturim kaq shpejt.
Mungesa e një aplikacioni për drejtimin automatik ishte shkaku që shkaktoi tragjeditë brenda një harku kohor shumë të shkurtër.
Sipas asaj që raporton BBC, në të dyja rastet e tragjedive ajrore pilotët kanë marrë të dhëna të pakoordinuara nga këta sensorë për shkak të mungesës së aplikacionit.
Ndërkaq shumë prej inxhinierëve që kanë punuar në këtë kompani për prodhimin e avionëve “Boeing 737 Max 8” janë shprehur se ata nuk financohen në mënyrën e duhur.
Fillimisht kjo seri e aeroplanëve ka qenë më e shitura dhe kompania ka fituar prej vitesh miliarda dollarë. Ndalimi i prodhimit nuk do të prekë pasagjerët, pasi linja ajrore kanë marrë me qira avionë shtesë për të zëvendësuar 737 Max-in.