Pezullohet puna në ambulancat specialistike në QKUK

11 nëntor 2020 | 15:13

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se Komiteti për menaxhim të situatës me Covid-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19. QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë. Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof.Asoc.Dr.Halit Shabani - Personalitet i shquar kombëtar me histori…