‘Pfizer’-i i dërgon letër Odës së Mjekëve të Kosovës

12 korrik 2021 | 11:47

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë me dije se ka pranuar një letër nga kompania farmaceutike “Pfizer”.

Kjo letër ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes farmaceutike të një produkti i cili ka efekt të shpejtë në trajtimin e disa sëmundjeve. Bëhet fjalë për produktin “Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg”.

“‘Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg’ pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që tani gjendet në treg është prodhim me monohidrat të laktozës nga qumështi i lopës si ekscipient. Reaksionet serioze alergjike janë raportuar te pacientët alergjik në proteinat e qumështit të lopës të cilët janë trajtuar intravenoz ose instramuskular me ‘Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Cial 40 mg’ pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që përmban laktozë”, është thënë në Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar nga “Pfizer”-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit,  Bashkim Ramosaj, ka bërë me…