“Pfizer”: Jemi në bisedime me Qeverinë e Kosovës për sigurim të vaksinës
08 prill 2021
| 16:01
Kompania “Pfizer” ka bërë me dije se janë duke diskutuar me Qeverinë e Kosovës për sigurimin e vaksinës anti-Covid.
Kjo kompani në një përgjigje për portalin “Gazeta Projekti”, ka treguar se bisedimet me Qeverinë e Kosovës janë konfidenciale dhe nuk mund të tregojnë asgjë tani.
“Ne jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme” ka thënë Urša Lakner nga “Pfizer” për “Gazeta Projekti”