‘Pfizer’ përfundon testimin e vaksinës kundër Covid-19, efektiviteti 95 për qind

18 nëntor 2020 | 13:31

Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania “Pfizer” ka treguar se ajo ishte 95 për qind efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit.

Vaksina nuk ka shkaktuar efekte anësore të mëdha, ka thënë kompania të mërkurën.

Të dhënat konfirmojnë pretendimin fillestar të “Pfizer” për një efikasitet më të mirë se 90 për qind të vaksinës.

“Efikasiteti ishte i qëndrueshëm midis moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur tek të moshuarit mbi 65 vjeç ishte mbi 94 për qind”, kanë thënë “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman, “BioNTech” në një deklaratë të përbashkët.

Kompania ka theksuar se do të aplikojë për autorizimin urgjent në ShBA brenda disa ditëve.

Analiza përfundimtare vjen vetëm një javë pasi rezultatet fillestare treguan se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efektive. Edhe kompania “Moderna.Inc” ka lëshuar të hënën të dhënat paraprake për vaksinën e saj, duke treguar efektivitet të ngjashëm.

Provat e suksesshme të dy vaksinave kundër koronavirusit kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka vrarë më shumë se 1.3 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar kërdi në ekonomi dhe jetën e përditshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se…