
Phelan synon pozitën e drejtorit sportiv në Manchester United
23 prill 2019
| 11:18
Mike Phelan, i cili është asistent në Manchester United, po synon pozitën e drejtorit sportiv në këtë klub.
Ai edhe më parë ka qenë drejtor sportiv i skuadrës Coast Mariners dhe tani beson se është njeriu i duhur për ta marrë të njëjtën pozitë te Djajtë e Kuq.
Bashkëpunëtorët e tij, Michael Carrick dhe Kieran McKenna, janë pranë nënshkrimit të kontratave të reja.
Ndërsa Mike Phelan është duke kërkuar avancim në këtë klub.