Philadelphia e pandalshme, bien Denveri dhe Golden State

13 nëntor 2023 | 12:39

Philadelphia korri fitoren e tetë radhazi, duke mundur me rezultat 137-126 Indiana dhe duke udhëhequr Konferencën e Lindjes. Ajo bëhet skuadra më rekordin më të mirë aktualisht në NBA (vetëm 1 humbje).

U dallya Maxey me 50 pikë, mbështetur edhe nga Embiid me 37 pikë. Fitorja e dytë radhazi për Lakersat, që mundën Portlandin (116-110), ndeshje me rivalitet. Anthony Davis me 30 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Lakersat, që luajtën pa LeBron James.

Humbet skuadra tjetër e Los Anxhelos, ajo e Clippersve, që u mund me rezultat 105-101 nga Memphisi (Bane 27 pikë). Skuadra e Golden State zhgënjen në fushën e saj, duke u mundur me shifrat 116-110 nga Minnesota.

Për miqtë u dallua Edwards me 33 pikë, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e Curry. Kampionët e Denverit u mundën me rezultat 107-104 nga Houstoni, takim ku për teksanët u dalluan VanVleet me 26 pikë e Sengun me 22.

Rezultatet

New York – Charlotte         129-107
Brooklyn – Washington     102-94
Clippers – Memphis           101-105
Philadelphia – Indiana      137-126
Chicago – Detroit                119-108
Houston – Denver               107-104
New Orleans – Dallas        124-136
San Antonio – Miami        113-118
Phoenix – Oklahoma         99-111
Golden State – Minnesota 110-116
Lakers – Portland               116-110

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni prej ditësh ka paralajmëruar…