Philadelphia kampion i futbollit amerikan
05 shkurt 2018
| 12:58
Në organizimin më të madh sportiv në Shtetet e Bashkuara, Super Bowl, kanë qenë anëtarët e ekipit The Philadelphia Eagles që kanë fituar përballë New England Patriots.
Rezultati 41-33 në Minesota, gjatë ditës së djeshme ka shënuar fitoren e Philadelphia-s kundër kampionit të deri tashëm, New England.
Kjo ka qenë fitorja e parë Super Bowl për Philadelphia-n, e cila e ka humbur mundësitë në Ligën Kombëtare të Futbollit më 1981 dhe 2005.
New England kanë fituar pesë herë në finale e Super Bowl, duke përfshirë vitin e kaluar dhe katër herë të tjera.
Ky ka qenë edicioni i 52-të i Super Bowl.
Zakonisht ndeshja luhet në një zonë neutrale.