Philadelphia mposhti Atlantan, Clippersat pësojnë humbje nga Jazz
Philadelphia mposhti me rezultat 118-102 Atlanta në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Një sfidë e dominuar nga vendasit, që këtë herë nuk gabuan. Ndeshje e shkëlqyer e Joel Embiid, me 40 pikë e 13 rebound, duke qenë lider në parket. Në Perëndim, ekipi i Utah Jazz fitoi me rezultat 119-109 ndaj Clippers në gjysmëfinalen e parë, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Leonard realizoi 23 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Utah Jazz u dallua Donovan Mitchell, autor i 45 pikëve, duke bërë diferencën në parket.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Philadelphia – Atlanta 118-102 (1-1)
Brooklyn – Milwaukee (2-0)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Utah Jazz – Clippers 112-109 (1-0)
Phoenix – Denver (1-0)