Philadelphia mposhti Miamin në sekondën e fundit dhe shkon në ‘play-off’
Philadelphia e mposhti me 105-104 Miamin në sfidën “play-in” të Konferencës së Lindjes në NBA, duke siguruar një vend në fazën “play-off”. Një ndeshje me rivalitet deri në fundin e saj, ku për vendasit u dallua Joel Embiid me 23 pikë e 15 rebound.
Për Miami, Tyler Herro realizoi 25 pikë por që s’mjaftuan. Skuadra e Philadelphias do të luajë ndaj New York në çerekfinalet të “play-off”, ndërsa Miami ka ende një shans për t’u kualifikuar. Ekipi nga Florida do të përballet me Chicagon, që e mundi 131-116 Atlantan. Sfidë e komanduar nga Bulls, që u shkëputën gradualisht. Më i miri për Chicago ishte Coby White, që realizoi 42 pikë.
Konferenca e Perëndimit, “play-in”
New Orleans – Lakers 106-110
Sacramento – Golden State 118-94
(18/04) New Orleans – Sacramento
Konferenca e Lindjes, “play-in”
Philadelphia – Miami 105-104
Chicago – Atlanta 131-116
(19/04), Miami – Chicago