Philadephia mposhti sërish Toronton
Philadelphia ka fituar 116-95 ndaj Torontos në gjysmëfinalen e tretë të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-1 serinë e ndeshjeve. Edhe pse kanadezët fituan ndeshjen e parë skuadra e Bucks përmbysi rezultatin në dy takimet e radhës.
Ndeshje e komanduar nga skuadra e Philadelphia, vazhdimisht në epërsi, duke pasur një avantazh prej 10-15 pikësh gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. Diferenca u thellua me kalimin e minutave deri në 20 pikë, kryesisht në periodën e katërt.
6 lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, përfshi edhe 5 titullarët. Embiid me 33 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë, mbështetur edhe nga Butler me 22 pikë. Për kanadezët u dalluan Leonard me 33 pikë e Siakam me 20, por të vetëm e kishin të pamundur të triumfonin.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Milwaukee – Boston (1-1)
Toronto – Philadelphia 95-116 (1-2)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Golden State – Houston (2-0)
Portland – Denver (1-1)