Philip Hammond thotë se dorëhiqet nëse Boris Johnson zgjedhet kryeministër
Kancelari britanik, Philip Hammond, ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita nëse Boris Johnson zgjidhjet kryeministër i Britanisë së Madhe.
Ai ka theksuar se Brexit-i pa marrëveshje, të cilin si opsion e ka lënë të hapur Johnsoni, nuk është “vendim që do ta nënshkruaja”.
Hammondi ka theksuar se është me rëndësi që kryeministri i ardhshëm dhe kancelari të jenë në vijë të njëjtë të politikave për Brexit-in.
Në një intervistë ai ka theksuar se situata mund të komplikohet nëse Jeremy Hunt zgjedhjet udhëheqës i Toryt, por të gjitha sondazhet kanë treguar se Boris Johnson ka shumë gjasa të zgjidhet kryeministër, raporton “Rel”.
Johnsoni kishte thënë më herët se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor, çfarëdo që të ndodhë.
Hammondi ka qenë kritik i idesë për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar sërish se do të votojë për rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm nëse mund të ndodhë ky skenar.
Të shtunën, mijëra qytetarë kanë protestuar në Londër me mbishkrimet “Jo Johnson”, “Po Evropa”, në kundërshtim të zgjedhjes së Boris Johnson për kryeministër dhe Brexit-it. Javën e ardhshme pritet të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë.