Philip Reeker paralajmëron edhe në Shkup: Nuk them kush dhe kur, por do ketë persona “non-grata”
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker doli sot në konferencë për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Duke folur për përkushtimin e administratës së Joe Biden në luftën kundër korrupsionit, ai paralajmëroi se edhe në Maqedoninë e Veriut do të ketë të shpallur non grata, si në Shqipëri me rasin e Sali Berishës.
Filip Riker tha:
“Nuk mund të them se kur dhe kush, apo si do të përdoret ky mjet, por është mjet, është një sinjal nga Presidenti dhe Administrata për seriozitetin që kemi për këtë. Keni dëgjuar presidentin Biden që thotë se lufta kundër korrupsionit është në top prioritetet në politikën e jashtme në të gjithë botën, përfshi këtu”, citohet të ketë thënë ai sipas Alsat.
Ai shtoi se lista do të përfshijë persona të përfshirë në korrupsion si dhe persona që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit.
“Urdhri ekzekutiv është një azhurnim i urdhërove të mëparshëm, në fakt përfshinë referenca të Marrëveshjes së Prespës si dhe Marrëveshjes së Ohrit, rëndësinë e këtyre marrëveshjeve për stabilitetin dhe progresin që e kemi parë në këtë rajon, me të cilat SHBA-ja është krenarë që ka qenë pjesë. Ka të bëj me ata që janë të përfshirë në praktikat e korrupsionit në rajon”.