Phoenix fiton duelin e kreut me Chicagon, tirumfojnë edhe Golden State dhe Miami
Phoenix mposhti me rezultat 127-124 Chicagon, duel mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA e që dominojnë në Konferencat përkatëse.
Një sfidë e hapur deri në fund, ku Suns fituan falë 38 pikëve të Kevin Booker. Të gjithë titullarët e Phoenixit realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që për Bulls u dalluan DeRozan (38 pikë) e LaVine (32 pikë), por që s’mjaftuan.
Nga kjo humbje e Chicago përfitoi Miamin, që mundi me rezultat 121-100 Washington, duke marrë kreun në Lindje. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Adebayo me 21 pikë (7 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë). Fiton edhe skuadra e Golden State, që mposhti pa probleme me rezultat 110-98 Oklahoma. Thompson me 21 pikë e Curry me 18 bënë diferencën në parket për Warriors.
Rezultatet
Charlotte – Toronto 101-116
Washington – Miami 100-121
Chicago – Phoenix 124-127
Oklahoma – Golden State 98-110
Utah Jazz – New York 113-104