![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/nba-1.jpg)
Phoenixi bën ligjin në NBA
Phoenixi bëhet skuadra e parë në NBA që arrin kuotën e 50 fitoreve këtë sezon (ka edhe 12 humbje). Suns mposhtën me rezultat 120-90 Portland, një fitore kolektive, ku realizuan plot 12 lojtarë të skuadrës vendase.
Fitore në sekondat e fundit arrin Milwaukee, që mundi 120-119 Miami, në një ndeshje me rivalitet. Herro realizoi 30 pikë për Miami, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bucks u dalluan Antetokounmpo (28 pikë e 17 rebound), Middleton (26 pikë) e Holiday (25 pikë e 11 asistime).
Pas kohës shtesë fiton Utah Jazz, që mundi 132-127 Houston jashtë fushe, ndeshje ku u dalluan Mitchell me 37 pikë e Gobert me 27 pikë. Moment të mirë po kalon Philadelphia, që mundi 123-108 New York, duke synuar kreun në Lindje. Embiid realizoi 27 pikë e 11 rebound, Harden 26 pikë e Maxey 25, një trio që po bën të ëndërrojnë tifozët e këtij ekipi.
Befason Oklahoma, që falë 29 pikëve të Shai mposhti 119-107 Denveri jashtë fushe.
Rezultatet
Cleveland – Charlotte 98-119
Orlando – Indiana 114-122
Philadelphia – New York 123-108
Houston – Utah Jazz 127-132
Milwaukee – Miami 120-119
New Orleans – Sacramento 125-95
Denver – Oklahoma 107-119
Phoenix – Portland 120-90