Phoenixi fiton sfidën e pretendentëve ndaj Dallasit, Lakersat mposhtin kampionët

06 mars 2023 | 12:39

Sfida interesante të luajtura në NBA. Skuadra e Phoenixit fitoi me rezultat 130-126 ndaj Dallasit, dy ekipe pretendente për titull ketë sezon.

Durant me 37 pikë e Booker me 36, fituan duelin ndaj dyshes Donqiq-Irving, që së bashku realizuan 34 pikë. Zhgënjen Bostoni, që pësoi humbje si vendas nga New York (131-129) pas kohës shtesë (Quickley 38 pikë më i miri për nju-jorkezët). Skuadra e Lakersave mundi me rezultat 113-105 kampionët e Golden State, në një ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë. Më i miri në fushë ishte Anthony Davis, autor i 39 pikëve. Pa probleme fitoi Houstoni, që falë 31 pikëve të

Green mundi me rezultat 142-110 San Antonion. Milwaukee vijon të jetë lider në Konferencën e Lindjes, duke fituar me rezultat 117-111 në fushën e Washington. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 23 pikë, 10 rebound e 13 asistime. Ekipi i Brooklynit mposhti me rezultat 102-86 Charlotte, ndeshje ku u dallua Bridges, autor i 33 pikëve. Oklahoma mposhti me rezultat 129-119 Utah Jazz, ndeshje ku diferencën e bëri Alexander Shai me 38 pikë.

Rezultatet

Dallas – Phoenix                126-130
Chicago – Indiana             122-125
Lakers – Golden State      113-105
Brooklyn – Charlotte        102-86
Orlando – Portland           119-122

Houston – San Antonio    142-110
Oklahoma – Utah Jazz     129-119
Boston – New York           129-131
Washington – Milwaukee 111-117
Clippers – Memphis          135-129

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas suksesit mbarë botëror të këngës “TQG”, Shakira dhe Karol…