
Phoenixi leksion Lakersave, Philadelphia buzëqesh pas kohës shtesë
Phoenix mbetet skuadra më e mirë këtë sezon në NBA, duke qenë ekipi i vetëm që ka kaluar kuotën e 50 fitoreve dhe i vetmi i kualifikuar në “play-off”. Suns mundën sot 140-111 Lakersat, në një takim të dominuar gjatë gjithë kohës.
Booker me 30 pikë e 10 asistime ishte më i mirë për Phoenix, ekip për të cilin 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Në kahun tjetër, LeBron James realizoi 31 pikë, por që mbetën për statistikë.
Fiton edhe Brooklyn, që mundi me rezultat 110-107 New York në derbi, sfidë ku u dallua Kevin Durant, autor i 53 pikëve. Fitore në kohën shtesë korri edhe Philadelphia, që mundi me shifrat 116-114 Orlando. Embiid realizoi 35 pikë, mbështetur nga Harden e Harris me nga 26 pikë secili.
Skuadra e Dallas, falë 26 pikëve të Luka Donqiq, mundi me rezultatin 95-92 Bostonin, ndërsa Memphisi triumfoi 125-118 ndaj Oklahomës, takim ku 45 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për miqtë (Bane 21 pikë më i miri). /Telesport/
Rezultatet
Brooklyn – New York 110-107
Detroit – Clippers 102-106
Boston – Dallas 92-95
Orlando – Philadelphia 114-116
Atlanta – Indiana 131-128
New Orleans – Houston 130-105
Oklahoma – Memphis 118-125
Phoenix – Lakers 140-111