Phoenixi lider në Perëndim, fitojnë edhe Lakersave, Brooklyni dhe Chicago
Fitorja e shtatë radhazi për Phoenixin, që mposhti me rezultat 124-121 Houstonin dhe konsolidon pozitën në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA.
Ndeshje me rivalitet, vendosur në fund, me Booker autor i 24 pikëve e Ayton 23.
Ndërkohë që, 41 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, vendimtarë në këtë sfidë. Rikthehet te fitorja skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 106-101 nga Utah Jazz, sfidë ku u dallua LeBron James me 33 pikë. Për Jazz u dallua Mitchell me 37 pikë, por që s’mjaftuan.
Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund në sekondën e fundit me rezultat 117-116 nga Denveri. Nikola Jokiq realizoi 35 pikë e 17 rebound.
Fiton edhe Brooklyn, që mundi 111-106 New York në derbi, ndeshje ku u dalluan Thomas me 21 pikë e Curry me 20. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes ngjitet ekipi i Chicagos, që mundi me rezultat 125-118 Sacramento, takim ku u dalluan DeRozan me 38 pikë e Whyte me 31 pikë.
Rezultatet
Orlando – Atlanta 109-130
Boston – Detroit 111-112
Indiana – Washington 113-108
New York – Brooklyn 106-111
Chicago – Sacramento 125-118
Memphis – Portland 119-123
Minnesota – Toronto 91-103
Oklahoma – San Antonio 106-114
Phoenix – Houston 124-121
Golden State – Denver 116-117
Lakers – Utah Jazz 106-101