Phoenixi mbetet ekipi lider në NBA, Giannis magjik për Milwaukee

16 shkurt 2022 | 13:00

Fitorja e gjashtë radhazi për Phoenixin në NBA, që konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ekipi i Suns mposhti sot me rezultat 103-96 Clippers, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Për Phoenix u dallua Booker me 26 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Morris.

Rikthehet te fitorja Milwaukee, që muundi 128-119 Indiana dhe qëndron forca e tretë në Lindje. Për Bucks u dallua Antetokounmpo me 50 pikë e 15 rebound, magjik në parket. Zhgënjen Miami, që u mund 107-99 nga Dallas (Donqiq 21 pikë e 10 rebound) në fushën e tij, duke rrezikuar kreun.

Rezultatet

Atlanta – Cleveland               124-116
Miami – Dallas                       99-107
Philadelphia – Boston           87-135
Milwaukee – Indiana            128-119
Minnesota – Charlotte          126-120
New Orleans – Memphis      109-121
Phoenix – Clippers                 103-96

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për…