Phoenixi merr kreun në Perëndim, Sacramento vazhdon shkëlqimin

23 nëntor 2022 | 13:46

Phoenixi mori kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores ndaj Lakersave (115-105), në një sfidë me rivalitet dhe emocione. Bridges e Brooks realizuan nga 25 pikë secili në fitoren e Suns, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 21 rebound të Davis për kalifornianët.

Ekipi i Philadelphias fitoi me rezultat 115-106 ndaj Brooklynit, me Harris që realizoi 24 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që bëri edhe diferencën. Nikola Jokiq realizoi 31 pikë e 10 asistim, por që s’mjaftuan për Denverin, që u mund me rezultat 110-108 ndaj Detroitin.

Fitorja e shtatë radhazi për Sacramenton, që mposhti me rezultat 113-109 Memphisin, sfidë ku u dalluan De’Aaron Fox me 32 pikë e Barnes me 26 pikë. Për Memphisin shkëlqeu Ja Morant me 34 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Rezultatet

Philadelphia – Brooklyn    115-106
Memphis – Sacramento    109-113
Denver – Detroit                108-110
Phoenix – Lakers                115-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Institutin e Patologjisë, i cili punon në kuadër të…