Phoenixi mposhti kampionët, Clippersat dhe Miami synojnë ‘play-off’-in
Skuadra kampione e Golden State u mund me rezultat 125-113 në fushën e saj nga Phoenixi, një përballje mes dy ekipesh që synojnë zonën “play-off”.
Tre lojtarë të Phoenixit realizuan mbi 20 pikë (Bridges 26 më i miri), duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Thompson për Warriors. Fitore të thellë korri Philadelphia, që falë 36 pikëve të Joel Embiid, mundi me rezultat 147-116 Detroitin. Zhgënjen ekipi i Dallasit, që u mund me shifrat 143-101 nga Clippersat. Edhe pse Luka
Donqiq realizoi 43 pikë e 11 rebound, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa Leonard realizoi 33 pikë për Clippersat. Ekipi i Torontos mundi me rezultat 132-120 Charlotten, sfidë ku diferencën në parket e bëri Siakam, autor i 28 pikëve. Fitore në sekondën e fundit korri Miami, që mundi me rezultat 112-111 Oklahoman (Butler 35 pikë), ndërsa Utah jazz, falë 32 pikëve të Clarkson, mposhti 116-114 Clevelandin.
Rezultatet
Philadelphia – Detroit 147-116
Miami – Oklahoma 112-111
Toronto – Charlotte 132-120
Utah Jazz – Cleveland 116-114
Golden State – Phoenix 113-125
Portland – Orlando 106-109
Clippers – Dallas 113-101