Phoenixi në krizë, Lakersat mposhten Detroitin
Humbja e katërt radhazi për Phoenixin, që u mund me rezultat 129-124 nga New Orleans pas kohës shtesë, duke rënë në një krizë. Një përballje e fortë, ku për Phoenixin nuk mjaftuan 55 pikët e dyshes Ayton-Bridges. Për New Orleans u dalluan Zion Williamson me 35 pikë e McCollum me 29 pikë, sukses që i mban në krye të renditjes në Perëndim.
Fitore të rëndësishme për një vend në “play-off” korri ekipi i Lakersave, që mundi rezultat 129-124 Detroitin jashtë fushe. Për kalifornianët diferencën e bënë James me 35 pikë e Davis me 34, ndërsa 38 pikët e Bogdanoviq për vendasit mbetën për statistikë. Fiton pa probleme Philadelphias, që falë 53 pikëve e 12 rebound të Joel Embiid që mundi me rezultat 131-113 Toronton.
Humbet skuadra e Milwaukee, që u mund nga Houston (97-92). Antetokounmpo realizoi 16 pikë e 18 rebound, duke mos qenë në një ditë të mirë, ndërsa për teksanët u dallua Green me 30 pikë. Pas kohës shtesë fiton Atlanta, që mundi me rezultat 123-122 Chicagon, sfidë ku 49 pikë për Hawks erdhën nga stoli.
Rezultatet
New Orleans – Phoenix 129-124
Detroit – Lakers 117-124
New York – Sacramento 112-99
Orlando – Toronto 111-99
Philadelphia – Toronto 131-113
Atlanta – Chicago 123-122
Houston – Milwaukee 97-92