
Phoenixi ruan kreun, zhgënjejnë Milwaukee dhe Houstoni
Skuadra e Memphisit triumfoi me rezultat 142-101 ndaj Milwaukee, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Antetokounmpo realizoi 19 pikë, por nuk arriti të ishte lider në këtë sfidë, ndërsa për Memphisin, tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Ja Morant realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 10 rebound e 10 asistime.
Miami mposhti Houstonin (111-108) jashtë fushe, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Tyler Herro me 41 pikë ishte shënuesi më i mirë në parket për Heat. Fiton
edhe Phoenixi, që mundi me shifrat 111-95 Clippersat, duke ruajtur kreun në Perëndim. Birdges me 27 pikë ishte më i miri për Suns. Pas kohës shtesë fiton Utah Jazz, që mundi 132-129 ndaj New Orleans, dy ekipe rivale në Perëndim. Clarkson me 39 pikë e Markkanen me 31 bënë diferencën në parket për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Williamson për miqtë.
Rezultatet
Houston – Miami 108-111
Memphis – Milwaukee 142-101
Utah Jazz – New Orleans 132-129
Clippers – Phoenix 95-111