Phoenixi siguron ‘play-off’, fitojnë Chicago dhe Bucks
Phoenix mposhti sot me rezultat 111-90 Miamin, në duelin mes dy ekipeve që kryesojnë Konferencat respektive në NBA dhe siguron matematikisht zonën “play- off”.
Të gjithë titullarët e Phoenixi realizuan mbi 10 pikë, me Booker protagonist, autor i 23 pikëve. Vijon kriza e Lakersat, që sot u mundë me rezultat 139-30 nga Houstoni pas kohës shtesë. LeBron James realizoi një “triple double”, me 23 pikë, 14 rebound e 2 asistime, por që s’mjaftuan. Për teksanët u dallua Green me 32 pikë.
Fiton Chicago, që falë 36 pikëve të DeRozan dhe 25 të LaVine mundi 114-108 Detroit jashtë fushe. Kampionët e Milwaukee Bucks mposhtën 124-115 Atlantën, ndeshje ku diferencën e bëri Antetokounmpo me 43 pikë e 15 rebound.
Rezultatet
Charlotte – Boston 101-105
Detroit – Chicago 108-114
Miami – Phoenix 90-111
Houston – Lakers 139-130
Milwaukee – Atlanta 124-115
Minnesota – Oklahoma 132-102
New Orleans – Orlando 102-108
Dallas – New York 77-107
San Antonio – Toronto 104-119
Sacramento – Denver 100-106
Utah Jazz – Portland 123-85
Clippers – Washington 115-109