Phoenixi triumfon ndaj Lakersave, Milwakee tejkalon krizën  

27 nëntor 2024 | 12:28

Skuadra e Phoenix Suns mposhti Lakersat. Në sfidën më të rëndësishme të mbrëmjes së të martës në NBA, vendasit mposhtën kalifornianët me shifrat 127-100, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit. Davis realizoi 25 pikë e 15 rebound për Lakersat, por që s’mjaftuan. Ndërkohë që për Suns u dalluan Booker me 26 pikë si dhe Durant e Beal me nga 23 pikë secili.

Fitore të vështirë korri Milwaukee Bucks, që mundi me rezultat 106-103 Miamin në fushën e këtij të fundit. Lillard me 37 pikë e 12 asistime ishte lider në fushë për miqtë, duke rikthyer Milwaukeen në shinat e duhura, pas një nisje të sezonit shumë negative. Nuk zhgënjen ekipi i Chicago Bulls, që triumfoi me rezultat 127-108 ndaj Washingtonit në transfertë, ku protagonist ishte Coby White me 21 pikë.

Vijon ndërkohë ecuria pozitive e texanëve të San Antonio Spurs, e cila mposhti me shifrat 128-115 Utah Jazz, sfidë ku rikthehet protagonist Wenbanyama, që realizoi 34 pikë për Spurs. Në sfidën tjetër ekipi i Houstonit, falë 27 pikëve e 11 rebound të VanVleet, mundi me rezultat 117-111 Minnesotan jashtë fushe.

Rezultatet

Washington – Chicago     108-127
Miami – Milwaukee         103-106
Minnesota – Houston       111-117
Utah Jazz – San Antonio 115-128
Phoenix – Lakers             127-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Festim Hoti Politika në Kosovë ka kaluar përmes shumë…