Pierce Brosnan, rrugëve të Nju Jorkut me gruan
14 maj 2018
| 11:37
Pierce Brosnan ka 24 vjet që është bashkë me gruan, Shaye Smith, dhe duket të jetë ende shumë i lidhur me të, sikurse në fillet e para të dashurisë së tyre.
Ishin takuar në një plazh në Meksikë më 1994, ndërkaq këtë fundjavë ata u panë prapë bashkë, por kësaj radhe të kapur dorë për dore teksa shëtisnin rrugëve të Nju Jorkut.
Edhe aktori irlandez, por edhe bashkëshortja e tij, kishin zgjedhur të visheshin thjesht në daljen e tyre për drekë.