Pierre Maudet rikthehet në qeverinë e kantonit të Gjenevës
Në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën këtë të diel në Gjenevë, me ndihmën e shumë bashkatdhetarëve tanë rizgjidhet qeveritar në kanton politikani i mirënjohur Pierre Maudet.
Ai premton përafrim të marrëdhënieve edhe me Kosovën dhe interesave shqiptaro-zvicerane, përkatësisht në Gjenevën e OKB-së.
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër i ka dhënë mbështetje Maudetit në këto zgjedhje, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë atje që të votojnë për të.
“Një ditë historike me fitoren e mikut tim dhe të Kosovës që nga tani është në qeverinë e kantonit të Gjenevës z. Pierre Maudet! Falenderoj gjithë bashkatdhetarët tanë dhe gazetën ‘Epoka e re’ që ishin në mbështetjen e misionit tonë! Momente gëzimi dhe festimi deri në orët e vona. URIME DHE SUKSESE!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.