Pija sekrete e cila vetëm tani është bërë publike: Pihet para se të flini gjumë, rezultatet janë të mrekullueshme!
Me këta përbërës të thjeshtë, të cilët mund t’i blini në çdo dyqan, mund të përgatitni pijen, e cila, pos që është shumë e shijshme, është edhe shumë e shijshme dhe shkrin tepricën e yndyrës dhe të kilogramëve të tepërt.
Përbërësit:
– 1 limon,
– 1 kastravec,
– 1 lugë xhenxhefil të grirë në rende,
– 1 lugë lëngu aloe vera,
– 1 tufë koriandër (Coriandrum sativum),
– gjysmë gote ujë.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit përzieni në blender dhe pini një gotë lëng para gjumi, transmeton Telegrafi.
Si ndikon:
Nëse do të pini vetëm një gotë të këtij lëngu para gjumi, ju në masë të madhe do të ulni nivelin e yndyrës – posaçërisht yndyrën në stomak.
Nëse këtë lëng e pini edhe në mbrëmje edhe pasi të zgjoheni në mëngjes, ndërkaq bëni edhe kardio-ushtrime rreth 30 minuta në ditë, do t’i shihni rezultatet për vetëm disa ditë.
Yndyrat nuk zbërthehen derisa jemi në gjumë, sepse metabolizmi është dukshëm i ngadalshëm.
Është konstatuar që të gjithë këta përbërës në pije shpejtojnë metabolizmin, prandaj kur i konsumoni para se të shkoni të flini gjumë, metabolizmi juaj vazhdimisht punon në nivel të lartë.
Kastravecët janë shumë të fuqishëm në luftën kundër yndyrës. Një kastravec përmban vetëm 45 kalori, si dhe përmban mjaft fibra dhe ujë.
Majdanozi dhe koriandra përmbajnë shumë pak kalori dhe që të dy këta artikuj janë plot antioksidantë si edhe vitamina dhe minerale, të cilët janë shumë të fuqishëm për zbutjen dhe mbajtjen e ujit, pra ata ndihmojnë që të zvogëlohet fryrja e barkut.
Xhenxhefili përshpejton metabolizmin dhe pengon kapsllëkun. Ky përbërës do të ndihmojë që të eliminoni yndyrën nga barku derisa jeni në gjumë.
Lëngu i limonit është shumë efikas për nxjerrjen e toksinave të cilat akumulohen në trup. Kur pini këtë lëng do të mund të eliminoni yndyrat nga stomaku.
Aloe vera është jashtëzakonisht e fuqishme për dobësim. Është plot antioksidante dhe ndihmon që të shtyhet zhvillimi i radikaleve të lira në organizëm të cilat shkaktojnë inflamacion dhe fryrje, si dhe në masë të madhe ul indeksin e masës trupore.