Pika e Planit Evropian që ka ngjallur reagime të shumta
Pika e shtatë e planit evropian që u publikua pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, ka ngjallur reagime të shumta.
Paragrafi i dytë i këtij neni thotë se palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.
Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj tha se ligjërisht formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe mund të hasë në pengesa.
Sipas profesorit dhe historianit, Bedri Muhadri formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe është cenues për trashëgimin kulturore të vendit.
Të martën, presidentja Vjosa Osmani i ka konsideruar si jo të lehta disa nga propozimet e planit që lidhen pikërisht me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.