Pika IV e vendimit të qeverisë pamundëson rrëzimin e qeverisë

24 mars 2020 | 08:00

Qeveria e Kosovës sonte ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ndalon lëvizjen dhe tubimet e qytetarëve shkaku i rrezikut nga koronavirusi. Por, pika IV e këtij vendimi duket se është menduar që të ndalojë edhe seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Në pikën IV të këtij vendimi thuhet se ndalohet tubimi në të gjitha mjediset, private dhe publike, si në ambiente të hapura dhe të mbyllura

“Pika IV e vendimit të Qeverisë ndalon tubimet në të gjitha mjediset – private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura”, thuhet në pikën IV të vendimit të qeverisë të cilin e kontestoi presidenti Hashim Thaçi mbrëmë vonë, i cili tha se atë do ta dërgojë në Kushtetuese.

Vetëvendosje këto ditë përmes zyrtarëve të vet ka thënë se nuk ka kushte që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të thirrur nga LDK-ja.

Tani duket se qeveria e udhëhequr nga lideri i LV-së ka shkuar edhe një hap më tutje, duke e ndaluar edhe me vendim qeveritar tubimin e deputetëve për ta mbajtur këtë seancë.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së po insistojnë që seanca të mbahet. Ata përmendën mundësinë që kjo seancë të mbahet në ndonjë ambient tjetër, e jo në sallën e Kuvendit, duke e mos e përjashtuar si mundësi që ajo të mbahet edhe në ambient të hapur.

Por, me vendimin e qeverisë Kurti ndalohet tubimi edhe në ambiente të hapura që, rrjedhimisht, nëse mendohet që seanca të mbahet edhe në shesh, ajo ndalohet sipas vendimit të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të…