Pika kufitare në Merdare lirohet për qarkullim

29 dhjetor 2022 | 10:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdare lirohet për qarkullim.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”.

“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e barrikadës…