Pika kufitare në Merdarë, pritje deri në pesë orë
16 gusht 2024
| 15:33
Është shtuar fluksi i veturave në pikat kufitare dhe kësisoj edhe pritjet janë rritur.
Në pikën kufitare në Merdarë ka kolona më të mëdha ku pritjet shkojnë deri në pesë orë. Sipas përditësimit të fundit, pritje më të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, mbi një orë.
Një orë pritje ka edhe në Mutivodë dhe në Muçibabë. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata sesa 10-15 minuta.