“Pikë” e Alketa Gashi Fazliut promovohet në Vlorë
Në një ceremoni madhështore ku u bashkuan bota akademike, ajo politike,shoqëria civile dhe sipërmarrësit u organizua konferenca akademike në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe përurimi i librit “Pikë” të shkrimtares e gazetares Alketa Gashi Fazliu!
“Pikë” e Alketës që sipas zv.ministres Vilma Bello- vjen në Shqipëri për të treguar pikën e qëndresës dhe kthesës së madhe historike të shqiptarëve pikërisht në Vlorën e 1912-ës!
Autorja ndau momente të këndshme me lexuesit dhe siç u shpreh ajo ishte emocion i shumëfisht përurimi i librit ne Univeristetin e Vlorës “Ismail Qemajli” duke e ditur edhe lidhjen e saj shpirtërore me Shqipērinë.
Kujojmë që Alketa ishte prezantuesja e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 110 jubilar të shtetit shqiptar!