Pikët e kandidatëve për Guvernator të BQK-së nga britanikët
Katër emra të kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës për votim.
Në mesin e këtyre kandidatëve janë: Shkëndije Himaj, Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Genc Rraci, Lulzim Ismajli e në fund Fehmi Mehmeti.
Tashmë ka përfunduar intervistimi, ndërsa monitoruesit nga Britania e Madhe kanë publikuar rezultatet pas përfundimit të të gjitha fazave të këtij procesi të rekrutimit.
Në bazë të vlerësimeve të publikuara bëhet e ditur se nga gjashtë kandidatë, katër prej tyre janë dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës.
Në vlerësim të ambasadës britanike kandidatja me më së shumti pikë doli të jetë Shkëndije Himaj me 32 pikë, ndërsa i dyti është Ahmet Ismaili me 28 pikë.
Më pas renditet Nexhat Kryeziu me 27.5 pikë, ndërsa Genc Rraci me 24.5 pikë.
Lulzim Ismajli mori 24 pikë ndërsa guvernatori aktual i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mori 23.5 pikë.
I njëjti po ashtu nuk është në emrin e kandidatëve të cilët janë dërguar për votim në Kuvend.