Piktori Agim Bujupi ia dhuron Ramiz Lladrovcit pikturën me portretin e heroit Fehmi Lladrovci

08 nëntor 2024 | 20:46

Profesori i artit, Agim Bujupi, ia ka dhuruar kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, pikturën e punuar me mjeshtri, me portretin e heroit Fehmi Lladrovci.

“Piktura më pëlqeu shumë, sepse shprehej bukur natyra e Fehës, ku bashkë me kombinimin e ngjyrave në pikturë, përcillet mesazhi i rrugës së tij me sfida”.

“Në shenjë nderimi për këtë pikturë shumë të çmuar që do të zë vend të rëndësishëm në zyrën time, ia dhurova librin “Përjetësia e dyfishtë” e autorit Bedri Islami, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Faleminderit profesor Bujupi për dhuratën, ju lumtë për pikturën e shkëlqyer!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje…