Piktura e moshës së hershme të Van Goghut shitet për më shumë se 7 milionë euro
04 qershor 2018
| 23:26
Një pikturë e Van Goghut, e pikturuar kur ishte i ri, u shit sot në Paris për më shumë se shtatë milionë euro.
“Raccommodeuses de filets dans les dunes” (Riparueset e rrjetave në duna) e vitit 1882 u shit për 7,065 milionë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej midis tre dhe pesë milionë euro.
Shitja e fundit në ankand e një pikture të Van Gogh në Paris përkon në mes të viteve 1990, dhe bëhet fjalë për pikturën “Le Jardin à Auvers” (Kopshti në Auvres) dhe arriti vlerën e 10 milionë dollarëve.